PD është kthyer në Kuvend me propozimin për kryerjen e vettingut në politike duke thënë se nëse kjo gjë bëhet në drejtësi dhe polici, mund të realizohet edhe në Kuvend.
“Sot nga kjo sallë një vetting do të bëhet, sot nga kjo sallë do të kuptohet se cilët kanë frikë që ti nënshtrohet kontrolli”, u shpreh Basha në Kuvend.
Pjesë nga deklarata e Bashës
Ndodhemi në një moment deja vu, tre vite më parë nga kjo sallë PD formuloi zgjidhjen e dekriminalizimit të politikës dhe shtetit. Njerëz të kriminalizuar u sollën në Kuvend nga PS, dhe u bënë deputet, e drejtor të mëdhenj.
Merita e vetme e këtyre njerëzve nuk ishte as artikulimi politikë, e as ndihma për njerëzit. Këta njerëz kishin qenë në burg për përdhunimin e njerëzve të tjerë. Një pjesë tjetër për helmimin e brezit të ri, për trafikun e drogës. Rama i solli në këtë sallë dhe u dha çelësat e qeverisë.
Nën sloganin e bashkimit të të gjithë qelbësirave për të marrë pushtetin me dhunë. Kjo nuk është retorikë, por është e vërteta. Fatura që po paguajmë sot është para jush, është në tavolinat dhe në xhepat tuaj. Sot gjysma e shqiptarëve duhet të largohen. Për dy vite Rama i rezistoi projektit të dekriminalizimit, me miratimin e këtij projekti kjo sallë u çliruar jo nga pak njerëz.
Marrëdhëniet e krimit me Ramën u sofistikuan. Sot krimi është qeveria e vërtetë, ata qeverisin. Kjo është marrëdhënia e Ramës me krimin. Sot opozita do të votojë amendamentet kushtetuese, që do të jetë njësoj si vepruam pak vite më parë.
Basha
Sot kemi vetting për policët, për gjyqtarët dhe prokurorët, asnjë ndryshim nuk do ketë as për politikanët.
Sot nga kjo sallë një vetting do të bëhet, sot nga kjo sallë do të kuptohet se cilët kanë frikë që t’i nënshtrohet kontrollit.
Kemi një deputet Ergys Çyrbja që është konfirmuar që është pjesë e bandave. Kemi Fatmir Xhafajn që ndihmoi vëllain e tij. Kemi atë që do të flas pas meje që ka thënë se ka një mik trafikant. Kemi Alket Hysenin që ka rrëmbyer toka në Dhërmi. Kemi Arben Ahmetajn dhe Damian Gjiknurin, kemi Dakon e 339-ës. Kemi Saimir Habilajn dhe natyrisht kreun e kësaj pune Edi Ramën.
Këta nuk e duan vettingun se për disa është fundi i karrierës politike, por për Shqipërinë është një shpresë, ndaj u bëj një ftesë që të bashkohen me ne për të bërë një vetting moral për veten e tyre.
Ne u themi që të bëjnë vetë ligjet e vettingut dhe në do i votojmë, por të jenë të pëlqyera dhe të miratuar nga Venecia.
Diskutime rreth kësaj post