Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka komentuar lajmin se Lulzim Basha kërkoi sot zyrtarisht, takim me kancelaren Merkel.
Spahiu shkruan se Basha harron se Merkel vjen në Tiranë të promovoj: “Ballkanin e Hapur”.
REAGIMI
“Lulzim Basha kërkoj sot zyrtarisht, takim me kancelaren Merkel. Ai do ankohet tek gjermanët për amerikanët.
Do i bind gjermanët që Berisha është i ndershëm dhe fukara, ndërsa Blinken dhe Biden janë të pasur dhe korruptuar nga SOROS.
Madje Basha do i thotë Merkelit që:
“Berisha, shpëtoi Kosovën nga coptimi amerikan”
Harron budallai që Merkel vjen në Tiranë të promovoj: “Ballkanin e Hapur”
Këtë do ja thotë troç Lulzimit dhe Albinit.
Shikoni lajmet në 14 shtator dhe ruani këtë mesazh *, ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post