“Nuk kemi kërkuar asgjë më shumë apo më pak sesa plotësimin e pesë kritereve të Bashkimit Europian, zbatimin e dekriminalizimit dhe reformën zgjedhore”.
Me këto fjalë Lulzim Basha interpretoi amendamentin e opozitës në kërkesën për hapjen e negociatave, ku i bëhet thirrje Komisionit dhe Këshillit të Europës që të kushtëzojnë datën e hapjes së negociatave me këto tre kushte.
“Gjithça tjetër është përpjekje e mazhorancës për të tërhequr vëmendjen nga dekriminalizimi, kanabisi dhe reforma zgjedhore”, shtoi Basha.
Basha thotë se qëndrimi i Partisë Demokratike nuk pengon procesin e hapjes së negociatave, përderisa datat varen nga përmbushja e kushteve.
Një ditë më parë, Aldo Bumçi, përfaqësuesi demokrat në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian ka kërkuar që të hiqet nga projektrezoluta një fjali që shpreh vullnetin e të dyja palëve për caktimin e një date nga Këshilli Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Kjo fjali ka qenë në variantin e parë të dokumentit të hartuar nga pala europiane, por zoti Bumçi i ka hequr vizë, duke u përqendruar tek 3 kushtet e opozitës për hapjen e negociatave-zgjedhje të lira dhe të ndershme, lufta kundër drogës dhe zbatim i ligjit të dekriminalizimit.
Diskutime rreth kësaj post