Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në deklaratën e tij të përditshme nga çadra e lirisë, ku sot ishin mbledhur intelektual e shkrimtarë, tha se nuk ka asnjë recetë tjetër veç zgjedhjeve të lira e të ndershme për ti rikthyer pushtetin qytetarëve e për t’ja hequr këtë pushtet krimit.
“Politika e korruptuar solli pushtet dhe drejtësi të korruptuar.Duhet të marrë fund kjo histori. Duhet të kemi zgjedhje të lira e të ndershme dhe zgjedhjet e lira e të ndershme do të thotë që krimi ti mbaj duart larg kutive të votimit”, tha Basha. “Ky është një shërbim i parimeve, vlerave dhe standarde europiane dhe amerikane që qytetarët e një vendi mund ti bëjnë vendit të tyre. Kjo është një lëvizje madhështore, pasi jo vetëm që një lule nuk është prekur, madje lulet janë shtuar”, vijoi Basha.
“Ne nuk futemi në zgjedhje. Kemi pesë ditë që presim negociatorët e PS dhe askush nuk vjen. Prandaj ne kemi marrë dy vendime së pari, mos hyrja në zgjedhje dhe e dyta, të jemi në protestë paqësore popullore kombëtare në qytetin simbolik të demokracisë, Kavajën”, tha Basha, duke ftuar 27 partitë aleate të opozitës pasdite në çadër.
Diskutime rreth kësaj post