I ftuar në emisionin “Open” Kryetari i PD Lulzim Basha për një moment është irrituar me gazetaren Eni Vasili.
Teksa Basha i shpjegonte platformën anti-mafia për çlirim, nismën më të re të opozitës, gazetarja shikonte telefonin duke larguar vëmendjen nga ai dhe i ka bërë përsëri të njëjtën pyetje.
Kryedemokrati i ka tërhequr vëmendjen i nervozuar duke i kërkuar të linte mënjanë celularin pasi ia kishte shpjeguar katër herë të njejtën gjë, ndërsa moderatorja i është përgjigjur se po e dëgjonte, por për një moment ka parë komentet sepse njerëzit shkruanin në lidhje me temën.
Diskutime rreth kësaj post