Kryedemokrati Lulzim Basha ka refuzuar të bëjë debat me analistin Shpëtim Nazarko. Nga protesta e banorëve të Unazës së Re, Basha u pyet nga gazetari i News 24, teksa ishte Live emisioni “Dritare”.
“Pushteti ilegjitim i ngritur mbi votën e vjedhur nga bandat po u shërben bandave. Policia ka marrë urdhër që të shoqërojnë banorët që kanë mbi 4 muaj që protestojnë natë për natë për të mbrojtur banesat e tyre, nga afera më korruptive, për të cilën sot duhet të ishte në burg Damian Gjiknuri dhe duhet të ishte marrë i pandehur Edi Rama”, deklaroi Basha, që sipas tij Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kishin shkuar për të larguar protestuesit.
Por ndërhyrjes së analistin Shpëtim Nazarko, Basha iu përgjigj: S’jam duke bërë konferencë me zotin Nazarko unë! Faleminderit dhe natën e mirë!/Opinion.al
Video:
Diskutime rreth kësaj post