Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në përgjigje të gazetarëve nga Shkodra për komentet e eurodeputetëve, përsëriti se nuk i komenton deklaratat e ndërkombëtarëve.
“Nuk komentoj deklaratat e miqve të huaj”, tha Basha, i cili në vazhdim përsëriti edhe një herë kushtet për zgjidhjen e krizës, të cilët janë qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme të parakohshme.
“Kenedi pat thënë dikur mos pyesni çfarë do bëjë vendi juaj për ju, por pyesni çfarë do bëni ju për vendin tuaj.
Unë dua që gjithë secili prej jush që është akoma në dilemë midis realitetit të mjerë tuajin, fqinjëve tuaj, të familjarëve tuaj dhe deklaratave në lidhje me realitetin, ti bëni të njëjtën pyetje çdo miku që i do të mirën Shqipërisë.
A do të pranonit për vendin tuaj këtë që i kërkoni shqiptarëve të pranojnë për veten e tyre një kryeministër që vjen me krimin, qeverisë për krimin në vend që ti shërbejë popullit?
A do të pranonit vjedhjen masive të parave të shqiptarëve me PPP korruptive?
A do të pranonit bashkëqeverisjen me bandat që terrorizojnë qytetarët?
A do të pranonin mjerimin ekonomik, varfërinë, mungesën e shpresës dhe emigracionin?
Përgjigjja e tyre do të ishte e thjeshtë dhe e qartë. Askush nuk e pranon këtë për veten e tyre.
Përgjigjja ime mbetet, mos më kërkoni asgjë që nuk do të pranoni për popujt tuaj. PD, unë Lulzim Basha dhe gjithë qytetarët e ndershëm jemi të vendosur që përmes këtij rrugëtimi të sjellim standardet dhe vlerat evropiane në Shqipëri.” ka pwrfundura Basha./albeu
Diskutime rreth kësaj post