Analisti Andi Bushati bëri një sërë deklaratash të forta mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Open’. Sipas Bushatit, ndërrimi i pushtetit nuk është problem, por problemi është rruga që po ndiqet.
“Situata është e qartë, nga njëra anë kemi Ramën të vendosur për masakër elektorale dhe Bashën që bën idiotin e dobishëm, dhe hiqet sikur nuk e kupton që masakra po ndodh para syve të tij. Nëse ti thua që ky është fundi i Ramës, nëse pushteti ndërrohet nuk do përbëjë problem, problemi është se rruga që po ndiqet, është masakër.
Ndryshimi i rregullave të lojës është se Rama në 2013 ka ardhur në pushtet me koalicion, tani nuk lë PD dhe LSI që të koalicionohen se do të kalonin në opozitë. Ai thotë:’mua kështu nuk më del loja, po e prish’. Ky është ndryshimi i madh”, – tha Bushati.
Diskutime rreth kësaj post