Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kreut të qeverisë, i cili i tha të ndahet “nga Likja e Saliu, dhe këpute zinxhirin e Monikës, pasi lider nuk bëhesh dot, por të paktën bëhu burrë”.
Me një video-selfie teksa po kthehej nga qyteti i Elbasanit, Basha tha se burrë nuk të bëjnë banditët me pistoletë në brez, por dashuria dhe përkujdesje ndaj vendit tënde.
Reagimi i Bashës:
“Sot është një ditë feste është Dita e Luleve që është simboli kuptim plotë i thyerjes së dimrit me verën. E pra 14 Marsi i sotëm na ndan pak nga 25 prilli që do të jetë. Ngjarja e shëmtuar që provokoi Edi Rama, rrugët ishin edhe më plot pas këtij incidenti të shëmtuar që tregoi se qytetarët nuk e kanë frikë. Shqiptarëve u ka dalë frikë dhe janë të gjithë bashkë. Burrë nuk të bëjnë banditët me pistoletë në brez pa të cilat nuk hyn dot në qytetin e Elbasanit.
Nuk të bëjnë dot burrë, burrë të bën përkushtimi ndaj vendit, që ti nuk e ke pasur. Burrë të bën dashuria për vendin që ty të ka munguar në çdo çast. Shqipëria e ka ndarë mendjen, nuk ka ndryshim pa largimin, tënd ndaj mos i provoko shqiptarët. Nuk na tremb dot ne. Ty dhe një grushti banditësh dhe oligarkëve u ka ardhur fundi. Më 25 prill largojmë Edi Ramën”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post