Pas akuzave të Sali Berishës për Portin e Durrësit ka ardhur edhe reagimi i Lulzim Bashës. Ky i fundit shkroi dje në rrjetet sociale se arsyeja pse non grata gënjen dhe shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga ky fakt. Ai tha se Berisha dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. “Arsyeja pse non grata gënjen dhe shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga ky fakt: ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. Dhe jo vetëm aty”, tha ai. Më pas, në Twitter, Basha ka shpërndarë edhe një shkrim ku thuhet se Berisha pas takimit “sekret” me aleatin e tij, Ilir Metaj, mblodhi grupin e deputetëve që e ndjekin dhe u fut live në çdo televizion. Në shkrim thuhet se të gjithë prisnin që të fliste për protestën e 6 dhjetorit kur në Tiranë do të vijnë 27 kryeministrat e Bashkimit Europian, por e harroi atë dhe deklaroi se do të paraqiste “një gjë të madhe shekspiriane. “Sali Berisha pas takimit “sekret” me aleatin e tij, Ilir Metaj, mblodhi grupin e deputetëve që e ndjekin dhe u fut live në çdo televizion. Të gjithë prisnin që të fliste për protestën e 6 marsit kur në Tiranë do të vijnë 27 kryeministrat e Bashkimit Europian, por e harroi atë dhe i nervozuar, (Me Metajn?!), deklaroi se do të paraqiste “një gjë të madhe shekspiriane”. “Shekspiriania” ishte zbulimi që kishte bërë, se menaxheri (administratori në fakt, por edhe këtë fakt e shtrembëron), i kompanisë së Lulzim Bashës, (e kishte fjalën për Erion Isufin, kunatin), nuk ishte shkarkuar nga detyra që në korrik 2021, por vazhdonte që të ishte edhe aty, edhe te “Emaar” në projektin e Portit të Durrësit. Me tone dramatike tha se e kishin mashtruar kur deklaroi të kundërtën në 17 korrik të vitit të kaluar, por tani e dinte dhe e kishte të sigurt se ishte te të dy kompanitë. Mbi këtë “dijeni” harroi vëllezërit Kariç dhe shpalli bashkë- aksionerë te Porti i Durrësit, Edi Ramën dhe Lulzim Bashën”, thuhet në shkrimin e shpërndarë nga Basha.
Berisha: Basha i përfshirë në portin e Durrësit dhe ‘parkun e 4 hajdutëve’
Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha, pak kohë më parë theksoi se Basha është i përfshirë në aferën korruptive të Portit të Durrësit. “Rama në një urrejtje ndaj demokracisë, arriti të marrë peng Lulzim Bravën, me afera korruptive. 800 mijë metra katrorë në portin e Durrësit, që është afera e shekullit i janë dhënë gjoja një arabi, i cili në një aspekt është një biznesmen i madh shumë, por edhe kaq i madh si mashtrues. Ai ka marrë buzën e Savës në Beograd, për të investuar 4 miliardë euro, por deri tani pas 10 vitesh ka investuar 24 mln euro. Portin e Durrësit e ka marrë Edi Rama dhe Lulzim Brava. E rezulton se përfaqësues i Emar në Shqipëri, është përfaqësuesi i Lulzim Bravës. Ju e patë se çfarë bëri me selitë. Se në çfarë mënyrë armiqësore u soll ai me demokratët që e kanë ndjekur 8 vite. E gjitha kjo sepse selia është parashikuar të shndërrohet në kullat e parkut të ‘4 hajdutëve’. Aty do të ndërtohen 4 kulla, gjejeni ju se sa ka marrë për vete Lulzim Brava. Pluralizmin politik e rithemeluan, rivendosën, burrat dhe gratë, djemtë e vajzat si ju. Njerëz të idealeve, njerëz që nuk e shitën votën për 4 mijë lekë, paçka se pse prej kishte nga ata që nuk kishte darkë, nuk kishte me çfarë të blinte ilaçet, humbët edhe vendet e punës. Por ju nuk u shitët, nuk u dorëzuat. Pluralizmi ishte në zemrat tuaja”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post