Kreu i PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko zbuloi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Arena’ se Lulzim Basha i ka ofruar 14 kandidatë LSI-së për të qenë në listë të sigurt, por LSI ka kërkuar 22.
“Nuk e di se sa kandidatë i ka ofruar Basha LSI-së për të qenë në listë të sigurt, por flitet një numër që është te 14-ta. Ndërkohë LSI ka kërkuar 22 kandidatë.
Këtë gjë nuk e ka pohuar vetë Basha me gojën e tij, por e kam dëgjuar nga njerëz afër tyre. Unë do të doja që të trija qarqet e vogla të dilnin me një koalicion të përbashkët.”, – tha Bejko.
Diskutime rreth kësaj post