Gazment Bardhi ka reaguar pas ndryshimeve statutore të miratuara në Kuvendin Kombëtar të PD, sipas të cilave kryetari i PD Lulzim Basha, i ka marrë kompetencat e kryetarit të grupit parlamentar, duke ia shtuar vetes.
Në një nen të miratuar propozohet që kur Partia Demokratike të jetë në opozitë, kryetari i grupit Parlamentar të jetë vetë kryetari i Partisë, pra Basha.
“Të jetosh në deziluzion, është fatkeqësi personale. Të mashtrosh me vetëdije të tjerët dhe mbi të gjitha veten, për të disatën herë, është e pafalshme”, shkruan Bardhi, teksa ka shpërndarë një thënie të Dostojevkit.
Diskutime rreth kësaj post