Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vendosur në veprim ‘qytetarin dixhital’ të ish-kryeministrit Sali Berisha duke bërë një denoncim për pengmarrje. Basha deklaron se një efektiv policie nga qyteti i Fierit i ka shkruar se Renato Çami mori peng për tre ditë një person, ndërsa policia nuk ka ndërhyrë.
‘Qytetari dixhital’ i shkruan Bashës se personi i cili u mor peng dhe u torturua ishte së bashku me një tjetër person i quajtur Klajdi Crraga por ky i fundit nuk u kap dot. Bazuar te denoncimi që publikoi, Basha shkruan se ky është shteti mafioz i Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit.
DEKLARATA E LULZIM BASHES
Ky eshte shteti mafioz i Edi Rames dhe Gramoz Rucit me kompani:
“Pershendetje zoti Basha, une qe po ju shkruaj jam nje punonjes policie ne rrethin e Fierit dhe dua tju tregoj per nje ngjarje qe ka ndodhur ne qyetin e Fierit ku para rreth dy javesh eshte marre peng nga Renato Çami nje qytetar per tre dite dhe policia nuk nderhyri dhe nuk shkoi fare te banesa e ketij te fundit.
Pasi u lirua pas tre ditesh qytetari i marre peng shkoi ne spital ne reanimacion ne gjendje te rende dhe kur shkoi policia si kishte deklaruar se ishte mare peng nga Renato Cami ne lagjen 1 maj ne banesen e tij ku nuk guxon te futet njeri, aty erdhen prape ushtaret e Renatos dhe e kishin goditur dhe ky person kishte ndryshuar deshmine e tij. Dua te them se Renato Cami esht sponsori me i madh i Partise Socialiste ne Fier ne bekimin e kryetarit te kuvendit Gramoz Ruci.
Personi i cili u mor peng dhe u torturua ishte se bashku me nje tjeter person i quajtur Klajdi Crraga por ky i fundit nuk u kap dot. Ne si punonjes policie nuk na vjen aspak mir qe futen ne burg njerez per nje tulle dhe te keta persona qe marin peng njerez dhe i torturojne ata nuk futemi dot. Policia e Fierit e ka fshehur totalisht kete ngjarje. Ju lutem anonim.”
Diskutime rreth kësaj post