Lulzim Basha deklaroi se Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit do të jetë për shqiptarët e jo për hallet personale të askujt.
Sipas kryedemokratit në atë ditë do të rikonfirmohet vendimi i marrë më 17 korrik për zhbërjen e masakrës zgjedhore dhe vendosjen e demokracisë.
Në intervistën për Euroneës Albania lideri i opozitë tha se deklaratat e Berishës që e cilësojnë atë si “Shoqata Basha-Bardhi” janë për sensacion në media e nuk i shërbejnë demokratëve.
“18 Dhjetori nuk bëhet as për hallet dhe as për batutat e Sali Berishës, Edi Ramës apo kujtdo tjetër, bëhet për hallet e shqiptarëve. Dhe në këtë kuadër demokratët më 18 Dhjetor do të përshfaqen si e vetmja shpresë, si një bashkim i jashtëzakonshëm vullnetesh rreth të cilëve shqiptarët kanë drejtimin, udhëheqjen për të dalë nga kjo krizë e tmerrshme,” – deklaroi Basha.
Ai u shpreh se me Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike synohet një qeveri që nuk buron nga bashkëpunimi i politikës me krimin dhe oligarkinë.
Kreu i Partisë Demokratike solli në qendër të vëmendjes dhe kthesën ekonomike e cila është shumë e domosdoshme për familjet shqiptare që po vuajnë një rritje të çmimeve, një rënie të fuqisë blerëse dhe pasiguri për të ardhmen.
Diskutime rreth kësaj post