Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shtuar dozën e akuzuzave ditën e sotme nga çadra e protestës ndaj kryeministrit Edi Rama.
Basha tha se “qeveria e krimit e ka lënë Shqipërinë dhe shqiptarët të mjerë”.
Pas deklaratave të Ramë në Fier që në çadër ndodhen disa të mjerë, kryedemokrati Basha i është kundërpërgjigjur duke i kujtuar kohë nga Parisi.
“Thua për ne që kemi 50 ditë që s’lahemi. Mos nuk lahesh ti se kështu kanë ardhur dëshmitë nga Parisi. Po dhe po të ketë njërez që nuk bëjnë dot dush, më mirë era atyre se parfumi i trafikantëve me të cilët rri çdo ditë. Kjo është çështje shijesh. Është dhe çështje bindjesh.
Ti ke zgjedhur të rrish me bundrrat e krimit që parfumosen me erën e hashashit dhe ngjyejnë hundët me miellin e bardhë, por unë jam me popullin që ka vendosur të të shporrë ty një herë e mirë bashkë me kriminelët.
Ndaj minutat që po kalojnë shpresoj të të kthjellojnë, se ne të mjerët jemi plot 3 milionë përballë një çerdheje kusarësh. Përballja do të jetë fatale me krimit por do jetë paqësore, demokratike e evropiane. Mos i fryj përçarjes së shqiptarëve, se ne të mjerët jemi kudo,” tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post