Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur të largojë nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha, derisa të dalë në dritë e vërteta, e vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Por çfarë deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha disa ditë më parë? Ai ka kërcënuar disa ditë më parë hapur kryedemokratin Lulzim Basha që të mos guxojë të ndërmarrë ndonjë nismë për largimin e tij nga grupi parlamentar. Ai ja bëri të qartë Lulzim Bashës se nuk duhet të guxojë të mbajë një qëndrim kundër tij, nëse nuk kërkon më para nga SHBA që të nxjerrë faktet kundër tij.
Më tej ish-kryeministri Berisha e kërcënoi ashpër Bashën. Ai ja bëri të qartë se nëse ai vendos ta përjashtojë pa pritur faktet, atëherë ai do ngrihet për të marrë frenat e partisë.
“Raportet e mia me zotin Basha, me PD dhe cilindo tjetër ndërtohen mbi bazën e disa parimeve të caktuara. E sigurt që unë në respekt të atyre parimeve qëndroj plotësisht dhe nuk lëkundem. Por nëse PD do ndërmerrte një qëndrim parimor, Sali Berisha do bënte gjithçka që PD të bëhej si ajo që ka qenë. (Do ktheheshit në krye të saj?) Asnjë lloj kufizimi nuk mundtë kem unë për kithin e PD mbi vlerat që ajo është themeluar”, tha ai.
Berisha shkoi më tej duke ja bërë të qartë Bashës se ai ka shumë mbështetje në PD dhe falë tyre mund të bëjë gjithçka.
“Po, unë kam pasur dhe kam influencë shumë të fuqishme në PD. Përse kjo? Nuk gjen sot një njeri që thotë se zura atë post për shkak të ndërhyrjes së Berishës. Influenca ime në PD buron thjesht sepse unë kam mbrojtur interesat e saj partie me vendosmërinë më të madhe. Kam denoncuar më shumë se kushdo tjetër krimin e organizuar, kur të tjerë kanë frikë të përmendin emra. Kam mbrojtur interesin kombëtar, kaq kam bërë unë. Të gjitha këto qëndrime që unë mbaj, janë me mijëra statuse, nuk kanë qëllim protagonizmin. Unë s’kam asnjë objektiv përveçse të mos qëndroj indiferent ndaj të keqes. E keqja s’do asgjë të triumfojë përveçse heshtja e njerëzve të mirë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post