“Tani që themelet e republikës së rë janë mishëruar në marrëveshjen për dorëzimin e pushtetit të uzurpuar, ju fitimtarët e vërtetë keni një tjetër mision të madh në të gjithë Shqipërinë”.
Kështu ka deklaruar Lulzim Basha mbrëmjen e së enjtes ndërsa ka folur për herë të fundit në çadrën e ngritur në Tiranë që më 18 Shkurt.
Sikurse ishte paralajmëruar, ai vajti në çadër rreth orës 21:30 ku pritej nga dhjetëra mbështetës. Kreu i PD i është drejtuar selisë blu i shoqëruar nga militantët e fundit të mbetur në çadër. Gjatë fjalës së Lulzim Bashës binte në sy mungesa e krerëve të partive aleate.
Pas 3 muajsh, çadra është çmontuar duke i dhënë fund kështu protestës së opozitës dhe duke liruar bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Diskutime rreth kësaj post