Kreu i opozitës, Lulzim Basha në një intervistë për Zëri i Amerikës deklaron se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje përsa kohë të jetë kryeministër Edi Rama.
A do të merreni pjesë në zgjedhjet në Kavajë?
Opozita nuk do të pranojë dhe lejojë zgjedhje me krimin dhe kushti është largimi i Ramës për të krijuar kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Cili ishte synimi i vizitës në SHBA?
Kam takuar krerët e komisioneve të Jashtëm dhe Sigurisë, kongresmenë dhe senatorë dhe bashkëpunëtorë të nivelit të lartë, ku kemi diskutuar për gjendjen në Shqipëri. Për impaktin që ka kriza politike dhe influencën e drogës në proceset demokratike. Përshëndes protestuesit nga SHBA, mora mbështje nga të gjithë në administratën Trump për të mos lejuar krimin në zgjedhje.
Çfarë mbështetje prisni nga SHBA?
Nuk presim zgjidhje nga të huajt, pasi nëse do të prisnim nuk do të ishim akoma në protestë. Së pari informimi i aleatëve tanë, pasi është investuar në keq infromrimin e ndërkombëtarëve.
A vini në dyshim infromacionin e Ambasadës në SHBA?
Jo! E kam fjalën për lobistët me paratë e drogës. Në qevrisjen e Ramës, Shqipëria bazë për furnizimin e Europës me drogë dhe procesi demokratik është asgjësuar, nga kriminelët me damkë, të dënuar, që sot bëjnë ligjin në PS dhe Shqipëri. Ky realitet njihet nga të gjitha dhe kosntatohet si problem kryesor për të ardhmen e Shqipërisë.
Kërkesa për qeveri teknike është hedhur poshtë nga Rama, në zgjedhje edhe pa PD, nëse nuk plotësohet kërkesa, a do të merrni pjesë?
Opozita nuk do të lejojë zgjedhjet. Qytetarët kanë folur qartë pa censurë. Dritan Hila dhe Artan Fuga dhe shumë të tjerë nuk kanë asnjë të përbashkët me programin e PD.
Si do i bllokoni?
Mekanizma paqësore për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve. Zgjedhje me krimin dhe Ramën nuk do të ketë.
Zgjedhjet janë të ligjshme janë dekretuar. A do të merrni pjesë?
Zgjedhjet nuk do të zhvillohen. Votime në Shqipëri ka pasur, por jo votime. Jemi të gatshëm për të gjitha hapat. Nuk do të ketë bojkot, por ko zgjedhje të diktuara nga krimi.
Nëse do të ketë zgjedhje a do të merrni pjesë?
Do të ndalim një maskaradë dhe do të japim zgjedhje të lira për shqiptarët. Zgjidhja e vetme është me qeveri teknike
Diskutime rreth kësaj post