Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndërhyrë ‘live’ në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 duke folur për akuzat ndaj Vangjush Dakos por edhe personave të tjerë, ministra apo deputetë të përfshirë sipas tij në blerjen e votës, duke përmendur Dibrën.
Basha e quajti parlamentin dhe qeverinë ilegjitime sepse sipas tij nuk kanë ardhur nga vullneti i popullit por nga blerja e votës.
“Çështja që shtrohet sot në debat është shumë më e madhe se e Dakos apo e kryebashkikëve apo deputetëve të tjerë të Ramës që siç i kemi denoncuar dhe ne, si në zgjedhjet e Dibrës ku figurojnë dy ministra e deputetë në blerjen e votave, Damian Gjiknuri apo Ulsi Manja të gjitha këto nuk janë simptoma të një problemi që në Shqipëri ka ardhur duke u rënduar. Të një krimi siç është krimi elektoral. Të gjitha provat ligjore të mbledhura në procesin hetimor të nisur nga prokuroria ku gjatë përgjimit të bandave kriminale siç është banda e Avdyljave apo Ndoka kanë rezultuar dhjetëra orë bisedime telefonike dhe mijëra sms të shkëmbyera mes trafikantëve, banditëve me politikanë përfshirë Edi Ramën.
Duke nisur nga Saimir Tahiri dhe Damian Gjiknuri te Vangjush Dako një politikan bandit që e ka kthyer Durrësin në një zonë të lirë për krimin e deri tek shtrirja kapilare e këtij problemi nga Tropoja në Sarandë. Sot kemi një pushtet ilegjitim, një parlament ilegjitim që ndodhen aty jo për shkak të votës së qytetarëve”, deklaroi Basha në News24.
Diskutime rreth kësaj post