Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje para mediave deklaroi se “operacioni kundër lojrave të fatit pati qëllim futjen në dorë të industrisë së bixhozit nga familjarët dhe miqtë e Edi Ramës”.
“Ligji i lojërave të fatit ka 3 vjet që nuk zbatohet me qëllim. Tashmë që e ka në dorë bixhozin në Shqipëri, Rama nuk ka më interes që ta zbatojë ligjin”, tha Basha.
Kreu i PD-së shtoi se skema e qeverisjes së Edi Ramës është e thjeshtë: t’i marrë para’ njerëzve të thjeshtë dhe t’ia japë miqve të tij të pasur.
“Për fasada paguan 3 milionë dollarë, ndërsa investimet për shkolla i ul me 10 milionë dollarë. Kjo është skema e gjithë qeverisjes së Ramës: merru njerëzve të thjeshtë dhe jepja një grushti klientësh të pasur. Kjo plaçkitje nuk do të ndalë nëse nuk largohet Edi Rama. Në vitin 2017 do u kthejmë paratë qytetarëve”, deklaroi Basha.
Diskutime rreth kësaj post