Indiferenca e mazhorancës dhe e faktorit ndërkombëtar për të nisur një negociatë të mundshme për qeveri teknike ka bërë që kreu i PD të pretendojë diçka tjetër: Shtyrjen e zgjedhjeve.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, përgjatë një interviste të dhënë për emisionin Opinion ka deklaruar se Shqipëria rrezikon mbajtjen e zgjedhjeve me “18 qershor”.
Sipas Bashës shurdhëria ndaj zërit të qytetarëve, asgjësimi i reformës zgjedhore dhe kultivimi i drogës rrezikojnë mbajtjen e zgjedhjeve me 18 qershor, edhe sikur sot të kishte një pakt mes palëve politike për një qeveri teknike.
“Prandaj nuk është e pamendueshme që për hir të standardeve zgjedhore, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të shikohet edhe shtyrja e zgjedhjeve. Por, për ne, nuk ka rëndësi se kur mbahen zgjedhjet, rëndësi ka si mbahen zgjedhjet. Zgjedhjet duhet të jenë në përputhje me standardet Europiane, të lira dhe të ndershme” – tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post