Gazment Bardhi e merr me të qeshur përjashtimin e tij nga Lulzim Basha. Përpara gazetarëve, pas mbarimit të mbledhjes së grupit parlamentar, Bardhi tha se çdo vendim i Bashës tashmë bëhet për vëmendje dhe për t’i shërbyer interesit të vet.
“Ky është komenti im i vetëm, një e qeshur dhe merrini pak më me të qeshur aktet joserioze të kolegut Lulzim Basha. Do të zhvendosë vëmendjen. Nëse ky vendim e ndihmon që dy katet e kullës t’i mbajë në xhep dhe të mos ia shohin njerëzit le të marrë vendime të tilla çdo ditë pa asnjë problem, pa asnjë shqetësim. Dy katet janë aty. Si me nxjerrë vendim, si pa nxjerrë vendim, pa asnjë vlerë ligjore janë aty, letrat janë aty. Shqiptarët tashmë po shohin se kush në fakt ishte në aleancë me kullat”, tha Bardhi.
Bardhi tregon se Basha është “non grata” nga partia e tij.
“Edhe këtu do dalë blof, sepse Basha është përjashtuar nga PD me vullnetin e shumicës dërrmuese të anëtarë. Nuk ka përjashtim më të rëndë për një anëtar të PD-së, për një ish-kandidat për kryeministër, për një ish-kryetar partie sesa të shpallë “non grata” anëtarësia e partisë tënde”, tha Bardhi.
Një nga çështjet kryesore që u diskutua në mbledhjen e grupit parlamentar, Bardhi tha se ishte rezoluta për sulmin në Banjskë. Sipas tij, nuk ka një dakordësi për të dalë me një rezolutë të përbashkët dhe këtu renditi arsyet se pse PS-ja kundërshton.
“Dua të informoj opinionin publik që deri në këtë moment nuk ka një dakordësi për të dalë me një rezolutë të përbashkët, për shkak se së pari grupi parlamentar i PS nuk mbështet rezolutën e parlamentit të Kosovës, nuk kërkon një unifikim të qëndrimit tonë me kolegët e parlamentit të Kosovës dhe nuk pranon që të identifikojë përgjegjësit realë të situatës së krijuar më 24 Shtator”, tha Bardhi.
Diskutime rreth kësaj post