Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha ai që ka kërkuar me ngulm që opozita të bojkotonte zgjedhjet apo dhe në lidhje me djegien e mandateve.
Basha tha se të gjitha këto vendime janë të konsultuara me të gjitha forumet e PD-së, duke shtuar se; “vendime të kërkuara me ngulm nga Sali Berisha.”
Deklarata e Bashës:
“Sigurisht kam edhe unë përgjegjësitë e mia. Ai duhet të ishte larguar vetë, duhet të kishte lënë Partinë Demokratike, kryetarin e zgjedhur të hapnin rrugën e re që hap çdo parti e re në opozitë, por edhe unë kam përgjegjësitë e mia në lejimin e këtij dualizmi. Për vendimet që janë marrë mund t’ju them fare qartë dhe këto janë të arkivuara dhe mund të nxirren nga çdo arkivë mediatike që janë vendime të konsultuara me të gjitha forumet e Partisë Demokratike dhe në rastin e vendimeve që ju përmendët vendime të kërkuara me ngulm nga Sali Berisha”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post