Gazment Bardhi, tashmë i vendosur kundër grupit të Lulzim Bashës kërkon rikthimin e Oerd Bylykbashit në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike.
Në janar të vitit 2022, Bylykbashi u përjashtua me firmë të Enkelejd Alibeaj, pas pezullimit që Lulzim Basha kishte bërë ndaj tij dhe një grupi tjetër deputetësh, pasi nuk u distancuan nga sulmet e dhunshme të 8 janarit në godinën e PD-së, por u bënë palë me Sali Berishën.
Bardhi ka depozituar në Kuvend kërkesën që Bylykbashi, të kthehet në Grupi Parlamentar me argumentin se ai është propozuar si bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore dhe për t’u vendosur do duhet që të jetë pjesë e grupit të PD.
Diskutime rreth kësaj post