Publicisti i njohur, Frrok Çupi ka komentuar praninë e komisioneres europiane Mariya Gabriel në videokonferencë me kreun e PD, Lulzim Basha. Ai ka ngritur dyshimet duke thënë se kishte një qëllim për aq kohë sa nuk reagoi.
“Basha e ka fushatën në humbje. Do ti shkelë principet sa t’i dojë qejfi”, është shprehur Çupi në fillim të argumentit të tij.
Çupi mban qëndrimin se u shkel një princip i Bashkimit Europian
“Në sy të votuesve shqiptarë ka rënë autoriteti i institucionit të Europës, përderisa një prej tyre bën piratin dhe ndërhyn. U një princip i Bashkimit Europian, dhe prandaj ndërhyri edhe kryeministri”, shtoi më tej analisti Çupi në “Open”.
Diskutime rreth kësaj post