Kreu i PD-së Lulzim Basha nga Vlora ka komentuar vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes për të marrë kontrollin e aeroportit të Rinasit. Sipas Bashës, kryeministri Edi Rama është përgjegjësi kryesor i grabitjes Ndër të tjera, kryedemokrati shprehet se zgjidhja e duhur nuk është largimi i koncensoriatit, por i kryeministrit Rama.
“Në fund të një takimi të jashtëzakonshëm dhe plot energji në Vlorë, dua ti kujtoj gjithë qytetarëve shqiptarë se njeriu që solli krimin në qeveri dhe në parlament, dhe për të mbrojtur aferat e tij me krimin shkatërroi drejtësinë dhe policinë shqiptare, është përgjegjesi kryesor për ngjarjen më të rëndë të Sigurisë Kombëtare, që në mënyrë të përsëritur ndodhi në Rinas. Cënimin e sigurisë përmes grabitjes së armatosur të linjës ndërkombëtare Tiranë-Vjenë.
Ndaj, ndonëse dislokimi i forcave të armatosura ushtarake, në mënyrë totalisht antikushtetuese dhe të paligjëshme, është një provë e rënies totale të shtetit dhe të kapitullimit të policisë para krimit. Asnjë alibi dhe fshehje pas aferave të dështuara korruptive mes Edi dhe Olsi Ramës dhe kompanisë koncensionare, nuk do të mbulojë përgjegjësinë e drejtëpërdrejtë të Edi Ramës, që e ka sjellë vendin në kushtet e një grushti shteti kushtetues, përmes kapjes së Parlamentit dhe zgjedhjeve me krimin, dhe tani do ta sjellë në kushtet e një grushti të vërtetë shteti për të dislokuar trupat ushtarake, tani që policia qartësisht ka dështuar të kontrollojë sigurinë dhe rendin, siç nuk ,mund ta kontrollojë asnjë polici, kur krimi është i lidhur me qeverinë.
Ndaj rruga e vetme për të rikthyer sigurinë, jo vetëm në Rinas po kudo ku ajo është e tronditur nga tritoli, vrasjet dhe grabitjet, nuk është as largimi i konçensionarit, as largimi i policisë dhe as kthimi i Shqipërisë në një Juntë ushtarake, por është largimi një orë e më parë i shkaktarit të kësaj gjendje, Edi Ramës dhe bandës së tij kriminale në pushtet. Përshëndetje nga Vlora!”-shprehet Basha.
Diskutime rreth kësaj post