Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot i pranishëm në protestën e banorëve të Unazës së Re, në ditën e 43 të saj.Basha ka akuzuar sërish qeverinë për korrupsion në tenderin për ndërtimin e segmentit të Unazës së Re duke thënë se janë konsumuar dy krime, korrupsion i zyrtarëve të lartë dhe pastrim parash.
“Te Unaza e Re janë konsumuar dy krime, krimi i parë është ai i korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Nga më i vogli deri te kreu i ARRSH. Vjedhja është përovuar nga media. Krimi i dytë është ajo e pastrimit të parave përmes falsifikimit të dokumenteve të shtetit amerikan. Edi Rama është drejtpërdrejt i përfshirë në aferë”, u shpreh Basha.
Diskutime rreth kësaj post