Lulzim Basha ka sulmuar sërish ashpër ndërkombëtarët nga çadra e PD-së.
Ai madje i ka quajtur ata fundërrina.
“Me paratë e drogës shqiptare paguhen lobistë evropiane e amerikanë, fundërrina morale që bëjnë duanë e krimit të organizuar dhe qeverisë më të korruptuar të Evropës për të vjedhur milionat nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës”, tha Basha
Ai ka deklaruar se qeveria e Ramës është jashtë ligjit, është tirani.
Dhe tiranitë, sipas Bashës, ose ndalen, ose përmbysen.
Në mënyrë qesharake, Basha ka thënë se gjërat kanë nisur të ndryshojnë që ditën e djeshme, dhe sulmet e Trump në Siri, janë një shprese për PD, se do rrëzohet edhe Rama.
“Detyrat tona janë të qarta, ta ndalim tiraninë.
Qeverisja jashtë kushtetutës është tirani dhe tiranitë ndalen, ose përmbysen, ky është mësimi i madh i demokracive të mëdha.
Është shkruar me gërma të praruara në Uashingtonin e SHBA, një qeveri jashtë ligjit është tirani dhe tirania përmbyset.
Ju thashë kur u ktheva nga Uashingtoni, se gjërat po ndryshojnë dhe kanë ndryshuar, dhe dje bota u bë dëshmitare e rindezjes së shpresës dhe konfirmimit të lidershipit të SHBA, që përvëluan bazat e një tirani që nuk kurseu fëmijët e popullit të tij nga sulmet me gaz helmues”, tha Basha.
“Ky është kryeministër injorant, delirant e arrogant.
Nuk është thelluar se kopertina ka qenë formimi i tij, kopertina dhe fasada është mundësia e tij e vetme për të qëndruar në pushtet”, tha më tej Basha.
Në përgjigje të Ramës se PD nuk do që PS të hyjë në zgjedhje, Basha theksoi se është një nga tezat me të cilat po luan kryeministri:
“Me tezën që ne duam të pengojnë PS në zgjedhje e ti fitojë ato, se Rama po e bën qëndresën jo për karrigen e tij për të kapur zgjedhjet, por se ai do të bëjë drejtësinë dhe shtetin.
Kanë ngritur me një tufë të korruptuarish ndërkombëtarë mitin se Rama do drejtësinë dhe ne nuk e duam, e për një kohë të gjatë na kanë kompleksuar dhe u kemi thënë jo, ne duam reformën, nuk është e vërtetë.
E kundërta, sa e dëmshme është të jesh difensiv përballë së keqes.
Që ne e duam reformën, e kemi provuar me votë dhe s’ka nevojë ta themi më, por sot është dita ti them Ramës dhe kujtdo që e mbështet në këtë komplot lundër lirive me cfarëdo pasaporte, se kurrë Rama nuk do ta ketë drejtësinë shqiptare, se PD nuk do jetë kurrë alibia që ai dhe kriminelët të shtinë në dorë drejtësisë”, tha Basha.
Basha tha në fund se fitorja është çshtje ditësh:
“Rama e di fare mirë se fitorja e kësaj kauze është cështje ditësh se republika e vjetër po vdes dhe e reja për lind.
1200 orë qëndresë, u them se këtë ditë që po vjen unë e kam parë dhe gëzuar në Europë dhe e di që po vjen këtu që ta gëzojnë të gjithë shqiptarët si europiane të vërtetë.
Ju jap fjalën me mirënjohjen më të thellë për sakrificën tuaj se asgjë nuk do të jetë më si më parë, fitorja do të jetë e juaja”.
Diskutime rreth kësaj post