Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është i sigurtë që Bujar Nishani nuk do të dekretojë Ministrin e ri të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke lënë kështu të nënkuptohet një pakt me presidentin e partisë së tij për të prodhuar ngërçe të tjera politike.
Duke folur për emërimet e reja në qeveri, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, Basha tha se është i sigurt se Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të ushtrojë në lartësinë e duhur detyrën e tij në këtë drejtim. Kjo referuar akuzave të opozitës ndaj Xhafaj se ka qenë hetues gjatë regjimit komunist.
“Jam i sigurt se Presidenti do ta kryejë në lartësinë e tij detyrën kur të vendosë për dekretimin e Fatmir Xhafajt”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post