Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ftuar një darkë pune liderin historik të PD-së Sali Berishën. Mësohet se në këtë darkë të pranishëm kanë qenë edhe dy personalitete të diasporës, Elmi Berisha, i cili është kryetar i Vatrës dhe Naim Dedushaj, anëtar i kësaj organizate.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-kryeministri, i cili ka publikuar foto nga darka dhe ka zbuluar se një ndër temat ishte bashkëpunimi i PD me Vatrën.
Postimi i Berishës:
“Album nga një darkë e shtruar nga Kryetari i PDSH Lulzim Basha për nder të z Elmi Berisha, personalitet i njohur i diasporës dhe Kryetar i Vatrës, Organizatës Shqiptaro – Amerikane më të vjetër në SHBA dhe anëtarit të kryesisë së kësaj organizate dhe sekretarit të Këshillit të Shoqatës së Biznesit të Diasporës, Naim Dedushaj.
Në darkë shfrytëzova rastin për të shprehur mirënjohjen time të pakufishme për kryesinë e Vatrës dhe të gjithë Vatranët si dhe diasporën shqiptare në SHBA në tërësi për rolin e tyre të pazëvendësueshëm që kanë luajtur me mbështetjen, lobimin e tyre për Shqipërinë dhe Kosovën dhe Kombin shqiptar në tërësi.
Një mirënjohje të veçantë shpreha për bashkëpunimin tradicional dhe ndihmën tejet të çmuar e në çdo kohë që Vatra i ka dhënë Partisë Demokratike si dhe shpreha urimin tim që ky bashkëpunim i PD me Vatrën të vazhdojë pandërprerë. Sb”, ka shkruar Berisha.
Album nga nje darke e shtruar nga Kryetari i PDSH Lulzim Basha per nder te z Elmi Berisha, personalitet i njohur i…
Posted by Sali Berisha on Tuesday, October 6, 2020
Diskutime rreth kësaj post