Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë në Selinë Blu, është shprehur se ditën e djeshme se PD është pastruar nga hijet e së shkuarës.
I pyetur nëse është legjitime që të qëndrojë në krye të PD-së pasi rreth 44 mijë demokratë kanë votuar për shkarkimin e tij, Basha tha se legjitimiteti është procesi i mbledhjes së njerëzve, por procesi me të cilin mblidhen.
Në emër të transparencës, kreu i PD tha se ditën e nesërme do të bëhen të ditur emrat e 5004 demokratëve që morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të partisë.
“Legjitimiteti nuk është thjesht numri i njerëzve që dikush arrin të mbledhë, por është procesi.. sot PD ka pasur vetëm një aktivitet politik, Kuvendin Kombëtar të thirrur sipas kushtetutës së saj, statuti. Gjithçka tjetër mund të ketë qenë mirë për disa njerëz që kanë dashur të shprehim mendim, ka pasur edhe donjë dëm, ndaj veturës që merr PD për kryetarin. Këto janë dëme kolaterale. Të thërrasësh referendum se do të hipësh në veturën e kryetarit të PD, është tallje e madhe. Nuk më çliron nga keqardhja për nivelin ku ka rënë i zoti i të ashtuquajturit referendum“.
Po ashtu, i pyetur lidhur me pretendimet e Berishës se në tarracën e godinës së Selisë Blu ndodhen RENEA dhe garda, Basha tha se PD nuk ka nevojë as për RENEA-n e as për garden, pasi është shtëpia e lirisë.
Basha përsëriti edhe një herë se Kuvendi i mbajtur në Pallatin e Kongreseve e përjashtoi ish-kryeministrin nga Grupi Parlamentar dhe si anëtar i Këshillit Kombëtar, por shtoi se nëse do të përjashtohet edhe si anëtar i partisë kjo do të vendoset në momentin që do të gjykohet se po dëmto interesat politike të PD.
Diskutime rreth kësaj post