Kryedemokrati Lulzim Basha nuk iu ndahet gafave gjatë takimeve me biznesin e vogël dhe qytetarët e thjeshtë. Teksa zhvilloi një bashkëbisedim sot me taksistët dhe po u fliste për çmimet e karburantit dhe për taksën që u ka vënë shteti, Basha nuk ka pasur aspak dijeni për numrin e taksive që operojnë në kryeqytet.
Ai është shprehur gjatë bisedës para kamerës se duhet të jenë ‘diku tek 2000-2500 taksi’, por njëri prej taksistëve e ka korigjuar.
“1500-1400 janë, bashkë me kompanitë”, – tha taksisti, duke i vënë në dukje gabimin kryedemokratit.
Pjesë nga biseda:
Lulzim Basha: Duhet të jenë diku te 2000-2500 (taksi) në gjithë Tiranën.
Taksisti: Taksi?
Lulzim Basha: Po.
Taksisti: 1500-1400 janë, bashkë me kompanitë.
Diskutime rreth kësaj post