Kryedemokrati Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat, teksa fliste lidhur me krizën energjitike që ka pushtuar vendin, bëri një tjetër gafë.
Gjatë konferencës, nuk ka munguar dhe “gafa” e kryedemokratit Basha.
Gjatë konferencës së sotme me gazetarët, duke lideri demokrat, i është referuar një deklarate të mëparshme të Ramës, për uljen e energjisë elektrike, ku tha se; “ky ishte Rama dhe jo aktori Florjan Binaj”, të cilin e quajti Flamur.
“Ky ishte apo jo, nuk ishte ai tjetri që doli në protestë, si e ka emrin ai aktori Binaj, Flamur Binaj? Flor Binaj, Flori nuk ishte Flori”, tha Basha.
Aktori i humorit Florjan Binaj, e ka marrë shumë për të qeshur faktin që kryedemokrati Lulzim Basha, nuk ia kujtonte emrin. Ai ka ndarë në “Instagram”, videon nga konferenca e kryedemokratit, i cili ia ngatërron emrin duke i thënë Flamur.
“Meme falas”, e cilëson Binaj këtë moment, duke shkruar dhe emrin “Flamur Binaj”.
Diskutime rreth kësaj post