Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet sot në Lezhë për të shpërndarë kartat e anëtarësisë për më shumë se 100 të rinj.
Por, më shumë se mesazhi që ai ka dhënë përmes një lidhjeje live nga Facebook, bie në në sy fakti se makina e Bashës bën një mori shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor duke rrezikuar seriozisht jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.
Përveç se ecën në mes të rrugës, ndërkohë që ka të tjerë përballë, makina e Bashës për disa kilometra ka parakaluar në segmente të rrugës me vijë të vazhduar. Parakalimi në këtë segment të rrugës është kategorikisht i ndaluar, megjithatë kjo nuk e ka penguar kryedemokratin që të rrezikojë seriozisht jetën e shoferëve të tjerë. /albeu
Video:
Diskutime rreth kësaj post