Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi sot vizitën e kryeministrit në veri të vendit, ndërsa deklaroi se “asnjë investim publik, asnjë metër rrugë, asnjë shkollë e re dhe asnjë vend pune nuk ka pasur në 3 vjet”.
“Tani që ditët e mandatit po i sosin, Edi Rama u nis për Vermosh, Tamarë, Malësi të Madhe, Vaun e Dejës, Pukë etj. Nuk është aty për të dëgjuar, është për shfaqje. Nuk është aty për qytetarët, njerëzit me halle, se zgjedhja e tij janë trafikantët, banditët”, shktuan Basha.
Ai shton se “PD ka zgjedhur qytetarët, punën e ndershme, sigurinë dhe të ardhmen pa kanabis”.
Diskutime rreth kësaj post