Ish-presidenti Bujar Nishani ka folur për problemet e brendshme të PD dhe situatën aktuale të partisë dhe për këtë bën përgjegjës kryesor kryetarin e PD, Lulzim Bashën. Nishani është shprehur së për djegien e mandateve në 2019 vendimi ka qenë tërësisht personal i Bashës.
“Kam kuptuar diçka nga niveli politik dhe personal i Bashës në keto vite, ai luan me faktin e kryer në momentet e fundit duke ndjekur një proces zvarritje. Në fund ai të përball me faktin e kryer. Kur është marrë vendimi për braktisjen e parlamentit kam kuptuar që ishe një vendim tërësisht i Bashës. Unë nuk i besoj akteve ekstreme dhe dhunës. Për daljen nga parlamenti Berisha ka mbajtur një qëndrim të dyzuar dhe jo të prerë. Ndërsa Basha luajti me politikën e faktit”, u shpreh Nishani i ftuar në Shqip.
Diskutime rreth kësaj post