Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ndarë një mesazh për anëtarët e Kuvendit Kombëtar, ku
Basha shkruan se është i vetëdijshëm për ditët e vështira që po kalojnë demokratët, por ai kërkon që vazhdojnë rrugën.
Ndërsa thekson edhe një herë se qëllimi i të gjithëve është një PD e fortë dhe rrëzimi i Edi Ramës.
“Te nderuar anetare te Kuvendit Kombetar, te dashur demokrate e demokrate! Ju falenderoj me mirenjohje per kontributin tuaj, per angazhimin dhe perkushtimin per te ardhmen e Partise Demokratike. E di qe nuk kane qene dite te lehta per ju, e di qe keni qene nen presion, por me mire se kushdo ju e dini se ketu nuk behet fjale per fatin e nje individi por per fatin e PD-se.
Ne duhet te vazhdojme rrugen tone, duke mirekuptuar cdonjerin prej nesh qe sot, per shume arsye kane mendime te tjera por askush nuk eshte i tepert, te gjithe jane pjese e familjes tone. Une kam degjuar cdo kritike dhe natyrisht i mirepres pa asnje paragjykim, sepse ne te gjithe se bashku kemi vetem nje qellim, nje Parti Demokratike te forte dhe rrezimin e Edi Rames”, shkruan Basha.
Diskutime rreth kësaj post