Kryedemokrati Lulzim Basha, ka hedhur akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin tha se është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Kryeministrit Rama, por shtoi se është i vendosur që ta këpusë edhe atë tub.
Përpara fillimit të mbvledhjes me Kryesinë e Grupit Parlamentar, Basha u shpreh se koha e Sali Berishës ka mbaruar, ndaj ai nnuk do të lejojë ansnjë që ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Berishës.
“Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe e përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale. Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës. Halli më i madh i shqiptarëve është regjimi i Edi Ramës. Prej javësh Sali Berisha me zdërhalljet e tij është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës. Unë jam i vendosur ta këpus edhe këtë tub oksigjeni”, u shpreh Basha.
Diskutime rreth kësaj post