Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në një takim kreun e BDI në Maqedoni, Ali Ahmeti.
Kryetari i PD-së, Basha, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të forcave politike shqiptare në Maqedoni, gjë që do te ndikonte në çuarjen përpara të të drejtave të shqiptarëve atje në realizimin e të drejtave dhe detyrimeve të papërmbushura të Marrëveshjes së Ohrit, në veçanti çështja e gjuhës.
Po ashtu, Basha shprehu bindjen se përfshirja e shqiptarëve në qeverisjen e ardhshme të Maqedonisë duhet të garantojë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimin e plotë të lirive, të drejtave dhe barazisë së shqiptarëve, si dhe të ndihmojë në pershpejtimin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, si garanci për stabilitetin dhe për të drejtat e shqiptarëve.
Diskutime rreth kësaj post