Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur lidhur me zgjedhjet e 14 majit dhe copëzimit e PD-së në dy pjesë.
Bardhi i hapur për një bashkëpunim me palën e ish-kryeministrit Sali Berisha, u shpreh se kjo është rruga që opozita duhet të ndjekë në zgjedhjet e 14 majit kundër Edi Ramës.
Nëse pala tjetër nuk reflekton atëhere sipas deputetit kjo do të jetë një dëm i madh për Partinë Demokratike, opozitën në tërësi dhe për Shqipërinë.
“Do ishte një dëm i madh për PD opozitën në tërësi edhe për Shqipërinë. E përsëris copëzimi i Alternativës opozitare në zgjedhje nuk favorizon opozitën. Prandaj kam bërë edhe po bëj çdo përpjekje për të patur një unifikim të alternativës të zgjedhjeve të 14 majit. Por duhet vullneti i të dyja palëve që kjo gjë të realizohet”, tha Bardhi.
I pyetur se nëse do të jetë pjesë e protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha gjatë ditëve në vijim, Bardhi u shpreh se është mbështetës ndaj çdo reagimi kundër Edi Ramës.
“Abolutisht mbështetës çdo reagim kundër Edi Ramës. Sikundër theksoj se për shkak të këtij skandali reagimi qytetar duhet të kishte ndodhur kundër këtij skandali” , shtoi Bardhi.
Diskutime rreth kësaj post