Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaron se Belind Këlliçi nuk është votuar nga shumica e anëtarësisë së partisë, Bardhi tha gjithashtu, se Belindi ka marrë mbështetjen e vetëm gjysmës së partisë që ka marrë pjesë në proces.
“Më shumë se 50% nuk ishin dakord me kandidaturën. Nëse 1% e votuesve, që është vota që ka marrë Belindi në këtë proces, mendon që ti je kandidati më i mirë i tyre, por pjesa dërrmuese e qytetarëve të Tiranës mendon që kandidati që doli i dytë është më i miri”, deklaroi Bardhi.
Kujtojmë se Këlliçi tashmë ka nisur fushatën si kandidat i çiftit Berisha-Meta për Tiranën.
Këlliçi rezulton kandidati që shpenzon më shumë para në platformën Facebook.
Siç mund të shihet thjesht nga të dhënat e Facebook, pamundësia e tij financiare për të shtyrë muajin me 2 milion lekë rrogë, nuk e ka penguar atë të nisë një fushatë të madhe sponsorizimi në rrjetet sociale për të rritur shikueshmërinë e aktiviteteve të tij.
Ai ka kryer plot 220 sponsorizime në Facebook, një numër rekord për një politikan shqiptar, që i paguan mijëra euro Mark Zuckerberg-ut për disa like dhe share më shumë.
Vetëm javën e fundit, nga data 9 mars deri më 15 mars, Belind Këlliçi ka paguar plot 1208 dollarë për fushatë në Facebook.
Ose ndryshe, i bie që ai ka shpenzuar në një javë 60% të rrogës së tij mujore si deputet.
Pra, për ditët e mbetura të marsit, Këlliçi duhet të jetojë me rreth 600 dollarë të mbetura në xhep, sigurisht nëse nuk i vijon sponsorizimet edhe javës që vjen.
Diskutime rreth kësaj post