Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi zhvilloi një takim me strukturat e demokratëve në Vaun e Dejës. Ai sulmoi kryebashkiakun aktual Mark Babani, të cilin e quajti një kriminel si dhe e konsideroi si “Edi Ramën” e Vaut të Dejës.
“Mark Babani, është një hajdut i certifikuar dhe një gjë e tillë vërtetohet edhe nga bllokimi që i ka bërë për një muaj e gjysmë nga Ministria e Drejtësisë procesit për të dërguar letër porosinë në organet e drejtësisë italiane për të vërtetuar akuzat e PD-s1% nga Prokuroria e Përgjithshme. Mark Babani është Edi Rama i Vaut të Dejës. PD do të vijojë të tjera denoncime për kryebashkiakë, të cilët kanë mashtruar me formularët e dekriminalizimit.”
I pyetur nga mediat në lidhje me Reformën Zgjedhore, ai u shpreh se PD ka shprehur gatishmërinë për këtë reformë , ndërkohë që mazhoranca ende nuk ka hedhur asnjë hap për këtë proces të rëndësishëm si një kërkesë edhe e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave për në BE të Shqipërisë.
Diskutime rreth kësaj post