Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ka kundërshtuar dhe njëherë mocionin me debat në Kuvend për çështjen Xibraka, duke thënë se është e ezauruar dhe nuk ekziston më për ta.
Çuçi: “Vërtete diskutuam këtë çështje në Konferencën e Kryetarëve, qëndrimi ynë ishte i qartë, madje nuk pranuam as rendin e ditës, pasi është një çështje e ezuaruar gjerësisht si në organet e drejtësisë dhe në parlament.
Po të lexosh referencën lidhen duke filluar që nga grupi Habilaj që është trajtuar gjerësisht, për të vazhduar me Xibrakën që është hetuar dhe gjykuar dhe mbi të gjitha dhe një debat politik është bërë në parlament për këtë çështje.
Kujtojmë që në 2018 është ngritur dhe një komision hetim që e ka ezururar të paktën debatin politik për këtë çështje
Për ne nuk ekziston më kjo çështje, prandaj nuk ka asnjë arsye të ketë një mocion, një debat për këtë çështje”.
Diskutime rreth kësaj post