Kreu i grupit të PD, Enkelejd Alibeaj dhe deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi kanë takuar ditën e sotme në Berlin Peter Beyer, kryeraportuesin për Shqipërinë në Grupin Parlamentar të CDU/CSU.
Postimi i plotë i Gazment Bardhit:
“Peter Beyer është një mik jo vetëm i Partisë Demokratike, por është një mik i mirë i Shqipërisë. E falënderuam për mikpritjen dhe gjithë mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë prespektivës europiane të Shqipërisë.
E siguruam se do të mbështesim pa asnjë rezervë luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, do të ruajmë dhe forcojmë partneritetit strategjik të Partisë Demokratike me aleatet euro-atlantik, si dhe do të punojmë për një PD të bashkuar rreth vlerave të EPP dhe që është alternativë e besueshme për qeverisjen e vendit.“-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post