Opozita është e vendosur që të vijojë aksionin në parlament deri në momentin kur mazhoranca të pranojë ngritjen e komisioneve hetimore.
Në një lidhje direkte në një emision televiziv,kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi theksoi se nëse kërkesat e tyre nuk do të miratohen, opozita do të përshkallëzojë protestën.
Bardhi theksoi se aksioni i opozitës nuk ka lidhje me hetimet e SPAK ndaj Sali Berishës, por me mohimin e të drejtave kushtetuese që po i bëhen kërkesave të PD.
Gazment Bardhi: Që nga nisja e aksionit tonë, i kemi bërë të qarta se kush janë kërkesat tona. Së pari, ka të bëjë me ngritjen e komisioneve hetimore, së dyti me çuarjen përpara të Reformës Zgjedhore. Ne, si opozitë kemi propozuar ndryshimin e përbërjes së anëtarëve të opozitës. Së treti, deputetë të ndryshëm të opozitës kanë propozuar 31 projektligje që nisin nga lufta kundër korrupsionit dhe deri tek ligji për minimumin jetik. Ne nuk po kërkojmë asnjë favor, ngritja e komisioneve është një e drejtë që na takon.
Blendi Fevziu: Jeni realisht në zbatim të parlamentarizimit apo po tentoni të krijoni kaos për të krijuar një imazh të keq të Ramës apo më e keqja për të kaluar një krizë të brendshme?
Gazment Bardhi: Gjërat nuk janë siç duket në Shqipëri dhe ky është fakt. Në momentin që mazhoranca respekton të drejtat kushtetuese të opozitës, situata kthehet në normalitet. Unë e kam paralajmëruar kryetaren e kuvendit, i kanë thënë se nuk do të ketë normalitet nëse ju injoroni kërkesat e opozitës.
Blendi Fevziu: A ka lidhje situata në parlament me fillimet e hetimeve për kryetarin e PD-së dhe me situatën e krijuar nga ky hetim?
Gazment Bardhi: 0 lidhje me atë çështje, të plotësojnë kërkesat dhe do të shikoni që përsa i përket opozitës, situata në kuvend, normalizohet menjëherë. Si kundër, protestën në Kuvend e kemi nisur në 5 Tetor, ndërkohë që veprimtaria e SPAK ndaj Berishës ka nisur në 21 Tetor. Propozimi për këtë aksion është bërë në grupin parlamentar. Ne do të vazhdojmë t’i shfaqim opinionit publik shqiptar se çfarë është i aftë të bëjë kryeministri i një vendi. Do ta përshkallëzojmë aksionin tonë. Qytetarët kanë më shumë arsye për të protestuar se sa vetë ato të opozitës. Ne jemi të gatshëm të bëjmë çdo sakrificë.
Blendi Fevziu: Sa komsione hetimore keni kërkuar dhe sa janë rrëzuar?
Gazment Bardhi: Janë kërkuar gjithsej 8 komisione hetimore, 3 prej të cilave nuk kanë kaluar fare për diskutim as në seancë plenare. Vetëm në këtë sesion, janë rrëzuar 3 kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore.
Diskutime rreth kësaj post