Formati i ri i Superkupës së Spanjës i ka çuar katër ekipet më të mira në Arabinë Saudite për t’u sfiduar me njëra-tjetrën. Ditën e djeshme u zhvillua gjysmëfinalja mes Real Madrid dhe Valencia, ku galaktikët nuk e patën të vështirë dhe triumfuan me rezultatin 1-3 për të prekur finalen.
Sot, luhet edhe ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Atletiko Madrid.
Por, blaugranët kanë kaluar disa peripeci para sfidës, teksa ditën e djeshme autobusi i tyre ka humbur orientimin duke humbur rrugën për në stadium dhe më pas ka ngecur në trafikun e rënduar të Arabisë Saudite.
Në këtë formë, trajneri Ernesto Valverde dhe Buskets iu desh të paraqiteshin me vonesë në konferencën e shtypit.
Ndërkohë, tekniku katalanas e mori me humor të gjithë rrëmujën e krijuar, ndërsa në konferencë u shpreh se tashmë me siguri që e njohin më mirë qytetin, duke iu referuar xhiros së tej zgjatur në rrugët e tij.
Diskutime rreth kësaj post