Barcelona u falet futbollistëve të rinj për fitoren 3-2 kundër Elche, një ndeshje plot emocione, që nisi në mënyrë fantastike për skuadrën e Xavi.
Jutgla dhe Gavi shënuan dy herë para minutës së 20-të dhe u mendua që kjo ndeshje përfundoi sapo nisi.
Pas një ore lojë, Tete Morente dhe Milla shënuan dy gola për një minutë dhe barazuan gjithçka.
Shokuese ajo që ndodhi, por Barcelona e mblodhi veten dhe në minutën e 85-të shënoi me 19-vjeçarin e ekipit të dytë, Nico, dhe mori tri pikët që e afrojnë me zonën europiane.
Rayo Vallecano, me Ivan Balliun në fushë për 90 minuta, nuk ka falur në shtëpi kundër Alaves dhe për momentin renditet në vendin e katërt me 30 pikë.
Ky duel u zgjidh shumë shpejt, pasi Guardiola e Catena realizuan dy gola pa u bërë 30 minuta lojë.
Villareal ka marrë fitoren e dytë radhazi, këtë herë kundër Real Sociedad që del e mposhtur në ndeshjen e katërt rresht.
“Nëndetësja e verdhë” fitoi me përmbysje me rezultatin 3-1.
Isak ishte ai që shënoi për skuadrën baske, por Moreno u kundërpërgjigj me dy gola të shënuar, Chukweze realizoi edhe të tretin në shtesë.
Diskutime rreth kësaj post