Derisa jemi afër afatit dimëror, Barcelona dhe Real Madridi ndoshta do garojnë për një talent të Amerikës Jugore. Dy klubet spanjolle në kohën e fundit kanë transferuar talentë brazilianë dhe argjentinas, derisa shumica prej tyre kanë dal transferime të duhura, transmeton lajme.al
Sipas Don Balon, Reali dhe Barcelona janë në garë për Pepen nga Gremio, ndryshe i njohur si ‘Neymari i ri’.
Kartoni i lojtarit vlen 20 milionë euro, ndërsa katalunasit duhet që të shesin para se të realizojnë ndonjë transferim në “Camp Nou”.
Kurse, Reali i ka paratë të gatshme, por prioritet i ka rinovimet e yjeve të skuadrës që iu skadon kontrata në qershor.
Në janar, pritet ‘luftë’ mes dy skuadrave, njësoi si për Neymarin që para disa viteve kishte zgjedhur blaugranasit.
Diskutime rreth kësaj post