Lionel Messi u largua për në Paris dhe fanella me numrin 10-të tek Barcelona mbeti pa pronar. Por pavarësisht peshës së argjentinasit në historinë e blaugranëve, katalanasit synojnë të gjejnë një lojtar që do të mbajë veshur atë fanellë. Sipas Mundo Deportivo, Blaugranas madje e kanë zgjedhur tashmë njeriun me fat.
Ai është Philippe Coutinho. Një dështim i vërtetë që nga mbërritja në Katalonjë, mesfushori sulmues aktualisht nuk është në shitje.
Duket se Barça po mendon t’i japë një edhe shans futbollisti brazilian dhe për ta ringjallur i ofroi të merrte 10 -tën e Messit. Pavarësisht ofertës joshëse, lojtari i ka thënë drejtuesve se do të mendohet. Duhet thënë se dy lojtarët që mbanin fanellën me numrin e 10-të (Ronaldinho, Messi) u kthyen në legjenda tek katalansit.
Diskutime rreth kësaj post