Këto janë katër medalje ushtarake shqiptare, të katër epokave të ndryshme (1914, 1930, 1941 dhe në fund 2016). Pa u marrë fare me anën strukturore të tyre, që është punë ekspertësh, po i mbahem vetëm estetikës.
Kushdo e sheh se sa e pa krahasueshme është gustoja, finesa dhe eleganca e qëmotshme, e krahasuar me banalitetin e të sotmes. Një nga arsyet (ndoshta kryesorja) është se tri të parat janë bërë nga mjeshtra (e para nga një austriak, prof Dopler; e dyta nga një francez, P.Turin; e treta nga Odhise Paskali; ndërsa e katërta nga …, me siguri nga ndokush që sheh telenovela turke.
Dhe në fakt, e para është prodhuar në Austri, e dyta në Paris, e treta në Romë, ndërsa e katërta në një punishte që bën varse çelsash në Stamboll (nuk po tallem, është e vërtetë).
Gjithë këtë nuk e shkruaj për të parë se sa me demek ditkam unë, por thjesht nga trishtimi i ecjes së prapi të kësaj shoqërie që e nisi duke bërë shkollat në Francë, e vazhdoi duke parë fshehtazi RAI-n dhe e bitisi me telenovelat turke. “Imbarbarimento”: Caduta a un livello inferiore di civiltà.
“Barbarizim”: Rënia në një nivel më të poshtëm qytetërimi.
Ç’trishtim…
Diskutime rreth kësaj post